HomeShowbiz

West Side Family dhe Eranda Libohova sjellin këngën hit të verës

Vera erdhi edhe bashkëpunimet muzikore nuk kanë të mbaruar. Gjithashtu edhe West Side Family e Eranda Libohova kanë publikuar bashkëpunimin e tyre surprizë. Kënga mban titullin “Marinela” dhe është shumë ritmike e me një refren që do t’ju fiksohet menjëherë.

“Mari Marinela veshur me kordela flokët kaçurrela”, është një pjesë e këngës.

Muzikën e kësaj kënge e kanë punuar Alban Kondi dhe Elgit Doda.

Videoklipi është gjithashtu argëtues e mund ta ndiqni më poshtë.


TË NGJASHME