HomeTeknologji

WhatsApp kufizon moshën e përdoruesve të platformës në BE

Në vendet e Bashkimit Europian, personat nën 16-vjeç nuk do të kenë akses në platformën e dërgimit të mesazheve, WhatsApp. Aktualisht, përdoruesit duhet të jenë të paktën 13-vjeç, por po ndryshohen rregullat e platformës, pak para prezantimit të Rregullores së re të Unionit mbi Privatësinë.

Ende nuk është bërë e qartë se si do të verifikohet kufizimi i moshës.

WhatsApp, që është ballafaquar me shqyrtimin e praktikave të saj të shkëmbimit të të dhënave në të kaluarën, tha se masa do të ndihmonte në përmbushjen e “standardeve të reja të larta të transparencës” në BE.

WhatsApp gjithashtu do të lejojë të gjithë përdoruesit të shkarkojnë një raport që detajon të dhënat që mban mbi to si pjesë të kushteve të reja të shërbimit. Kjo mund të përfshijë modelin e pajisjes që përdorin, kontaktet, grupet e tyre dhe numrat e bllokuar/gazeta-shqip.com/


TË NGJASHME