HomeTeknologji

WhatsApp mund të sjellë opsionin e ngjashëm me atë të Snapchat

WhatsApp është vërejtur duke testuar veçorinë “Fshi mesazhet” në versionin beta të fundit për Android (versioni 2.19.348).

Përditësimi, i marrë nga wabetainfo, zbulon disa pamje nga ekrani dhe duket se tipari është identik me mesazhet vetë-shkatërruese të Snapchat.

Ky funksionalitet është ende në zhvillim dhe mund të mos vijë në versionin e qëndrueshëm në një kohë së shpejti.

Sipas wabetainfo, tipari mund të gjendet në Informacionin e Kontaktit (Contact Info) ose Cilësimet e Grupit (Group Settings) të një bisede, dhe mund të arrihet vetëm nga administratorët (e bisedave në grup).

Siç mund ta shihni në imazh, WhatsApp do t’u japë përdoruesve mundësinë të zgjedhin kur mesazhi fshihet automatikisht.

Afati kohor ndryshon nga 1 orë në 1 vit. Mbetet të shihet nëse tipari do të lansohet së shpejti.


TË NGJASHME