HomeTeknologji

WhatsApp tani mund të përdoret edhe për dërgimin e parave

Facebook ka njoftuar se ka filluar testimin e një funksioni që mundëson dërgimin e parave dhe pagesave me anë të WhatsApp. Eksperimenti është duke u zhvilluar ndërkohë në Brazil dhe më pas do të shtrihet edhe në vende të tjera.

“Po mundësojmë shkëmbimin e parave mes përdoruesve, njësoj si bëni me fotografitë “, shkruan Mark Zuckerberg në Facebook.

“Përdoruesit do të jenë në gjendje të dërgojnë para ose të bëjnë blerje nga kompani lokale pa qenë nevojë për të dalë nga aplikacioni, thuhet në një njoftim të kompanisë në blogun e vet.”

Funksioni i ri pritet t’u vijë në ndihmë më shumë se 10 milionë bizneseve të vogla, të cilat përbëjnë një fetë të rëndësishme në tregun brazilian. Tani, përveç shikimit të katalogëve të dyqaneve, klientët do të jenë në gjendje të dërgojnë pagesa për produktet që duan të porosisin.

WhatsApp deklaron se sistemi garanton sigurinë “për të parandaluar transaksione të paautorizuara, e cila realizohet përmes një PIN-i special gjashtë shifror ose gjurmëve të gishtërinjve”.

Dërgimi i parave dhe blerjet në WhatsApp janë falas për përdoruesit individë, ndërsa kompanitë do të paguajnë një komision, në përputhje me transaksionet e kartave të kreditit. Pagesat do të bëhen përmes platformës Facebook Pay, e cila lejon përdoruesit të dërgojnë para ose të bëjnë një blerje nga një kompani vendase pa dalë nga aplikacioni.

Meqenëse platformat komunikojnë me njëri-tjetrin, “në të ardhmen – shpjegon WhatsApp, përdoruesit dhe kompanitë do të përdorin të njëjtat të dhëna për të realizuar shërbime të tilla në të gjithë familjen e aplikacioneve në Facebook”.


TË NGJASHME