HomeKulturë

Wikipedia, tre shkencëtarët më të cituar

Një material akademik mbi zonat klimatike globale të hartuar nga tre shkencëtarë australianë, më shumë se një dekadë më parë është shpallur citimi (ose burimi) më i përmendur në Wikipedia, duke iu referuar më shumë se 2.8 milion herë. Autorët e materialit, të cilët janë ende miq të mirë, nuk e kishin idenë për ndikimin e madh që do kishte puna e tyre. Materiali i botuar në vitin 2007 në revistën Hydrology adhe Earth Science  kishte të dhëna bashkëkohore dhe të përditësuara mbi ndikimin klimatik dhe aspekte shkencore.

I njohur si ‘Sistemi i Klasifikimit të Klimës Koppen’, u botua së pari nga Wladimir Koppen në vitin 1884, por nuk u ndryshua prej dekadash deri sa autorët e risollën në versionin e përditësuar. Autori kryesor i këtij dokumenti është Murray Peel, një lektor i rëndësishëm në departamentin e inxhinierisë në Universitetin e Melburnit. Është gjithashtu bashkautor i hartës së përditësuar mbi ndryshimet klimatike, realizuar së bashku me profesorin e gjeografisë Brian Finlayson dhe inxhinierin Thomas McMahon, të cilët janë të dy në pension/tiranapost.al


TË NGJASHME