HomeSport

Will Smith zbulon titullin e këngës së Botërorit duke tagguar Era Istrefin

Tashmë është bërë zyrtare se himni i botërorit për kombëtaren e futbollit do të publikohet më 25 maj.

Pjesë e këngës do të jetë Will Smith, Nicky Jam si dhe këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, e cila tashmë ka publikuar disa prej imazheve të xhirimeve të klipit.

Por, aktori hollivudian ka shkuar edhe më tej duke ia bërë “tagg” këngëtares sonë në postimin e DJ Diplos, i cili është duke punuar këngën ndersa ka zbuluar titullin e saj.

Kënga do të titullohet “One life to live” dhe do të sillet ditën e premte.

Theksojmë se himni zyrtar i botërorit do të performohet në finalen e madhe, e cila pritet të ndiqet nga dy miliardë teleshikues/telegrafi.com

 

 


TË NGJASHME