HomeShowbiz

William Levy dhe Elizabeth Gutierrez të ndarë? Detajet që i nxorën zbuluar

William Levy dhe bashkëshortja e tij Elizabeth Gutierrez janë një ndër çiftet më të pëlqyer anë e mbanë botës. Por me sa duket çifti janë drejt ndarjes.

Që nga muaji prill, kur aktori kubanez festoi ditëlindjen, familja Levy nuk është mbledhur më për një foto të përbashkët duke treguar dashuri dhe lumturi familjare.

Aktori ka marrë urime nga dy fëmijët e tij këtë të diel, me rastin e Ditës së Baballarëve, por nga bashkëshortja nuk ka pasur asnjë reagim.

Duke e krahasuar me vitet e kaluara, kur Elizabeth Gutierrez mezi priste të tregonte se ç’baba i mrekullueshëm është William.

Një tjetër detaj që të çon drejt faktit që çifti është ndarë është edhe reagimi i Elizabeth në Instagram. Si për të hequr vëmendjen nga thashethemet e fundit, ajo ka postuar në profilin e saj foto nga plazhi duke realizuar një set fotografik.

Ndërsa dy fëmijët Kailey dhe Christopher, uronin të atin me fjalë zemre, Gutierrez zgjodhi një mënyrë tjetër reagimi për të shpërqëndruar ndjekësit e saj.


TË NGJASHME