HomeTeknologji

Windows 10 instalohet në gjysmën e kompjuterëve

Mëse katër vite pas debutimit, Windows 10-ta ka arritur të zërë 50% të tregut.

Në Janar të këtij viti Windows 10-ta kaloi Windows 7 në pjesë tregu, megjithatë arritja e këtyre objektivave i mori më shumë kohë kompanisë sesa kishte menduar në fillim.

Adoptimi i Windows 10-ës filloi me shpejtësi por u ngadalësua me kalimin e muajve. Microsoft synonte që të arrinte shifrën 1 miliardë pajisje Windows 10-ës në dy ose tre vite nga debutimi.

Windows 10 kishte 48.86% të tregut në Korrik dhe fitoi 2.13% për të arritur në 50.99% në Gusht. Rritja ka qenë e ngadaltë që kur kalimi falas në Windows 10 skadoi në Korrik të 2016.

Windows 8 qëndroi në vend me 0.63% të tregut ndërsa Windows 8.1 humbi 0.91% në 4.20%. Së bashku në fund të Gushtit kishin 4.83% të tregut. Pika më e lartë e dyshes ishte 16.45% në Maj të 2015-ës.

Windows 7 ra me 1.49% në 30.34% në Gusht. Kujtojmë se Windows 7 u bë sistemi operativ më i përdorur në Shtator të 2012 kur parakaloi Windows XP.

Mbështetja për Windows 7 përfundon në 14 Janar 2020 ka thënë kompania ndërsa qindra miliona përdorues kanë vetëm katër muaj për tu larguar prej sistemit operativ.

Në fund qëndron Windows Vista me 0.15% të tregut. Windows XP ka rënë në 1.57%.

Në tërësi Windows ra me 0.56% në 87.89%. macOS fitoi 0.7% në 9.86% ndërsa Linux ra me 0.385 në 1.72%.


TË NGJASHME