HomeShowbiz

Winnie Harlow mori vëmendje në Festivalin e Kanës me fustanin në formë krokodili

Ajo mori vëmendjen e të gjithëve në edicionin e 72-të të Festivalit të Filmit Ndërkombëtar të Kanës.

Dhe Winnie Harlow edhe njëherë e ka kthyer nxehtësinë kur mori pjesë në premierën e filmit “Oh Merci”, gjatë festivalit në mbrëmjen e së mërkurës.

Modelja 24-vjeçare, zgjodhi në fustan transparent të zi të kombinuar me ngjyrë të gjelbër, teksa bëri formën e krokodilit në pjesën e përparme dhe atë të pasme. Ajo ka lënë pak vend për imagjinatën duke zbuluar më shumë se ç’duhet rreth aseteve të saj.

Winnie Harlow (Foto:Reuters)

Winnie Harlow (Foto:Wire)

Modelja e cila vuan nga çrregullimi i rrallë i quajtur vitiligo, që e bën lëkurën e saj me ngjyrë të ketë njolla të mëdha e të bardha në të gjithë sipërfaqen, shquhet për dukjen perfekte.

Fama e Winnie është rritur ndjeshëm sidomos pas pjesëmarrjes së saj në konkursin America’s Next Top Model dhe në videoklipe të shumë këngëtarëve.

Ndryshe, modelen do ta shohim në projekte të tjera të modës gjatë verës, ku ka arritur marrëveshje me kompani të ndryshme.


TË NGJASHME