HomeSport

Xavi mbron Messin: Ndoshta është i heshtur, por është lider absolut

Legjenda e futbollit argjentinas tha para disa ditësh që njerëzit nuk mund të presin nga Messi që të bëhet udhëheqës i skuadrës, pasi është një tip që “shkon 20 herë në banjo përpara ndeshjeve”.

Por, Xavi Hernandez nuk është aspak dakord: “Messi është një udhëheqës i jashtëzakonshëm. Ndoshta është i heshtur, por është lider absolut. Gjithmonë e kërkon topin dhe ka personalitet. Kurrë nuk fshihet”.

Mesfushori spanjoll shtoi: “Nuk më pëlqen kur ish-futbollistët janë kaq kritikë. Nuk e kam fjalën vetëm për Maradonën, por në përgjithësi. Këto futbollistë-komentatorë duhet të jenë më të butë në gjykime pasi ata vetë e dinë vështirësinë e futbollit. Nuk e kuptoj si mund të jesh kritik kaq i ashpër me një futbollist kur vetë ke qenë i tillë”.


TË NGJASHME