HomeLajmi i Fundit

Xhaçka: Evropa na u gjend pranë

xhacka

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në konferencën për shtyp që po mbahet me ambasadorin Soreca tha se Europa na u gjend pranë në një kohë rekord, Shqipëria nuk është vetëm.

“Miku i mirë njihet në kohë të vështira, ju na ndihmuat. Falenderoj të gjithë ata që na kanë ndihmuar në këto ditë tragjike. Europa na u gjend pranë në një kohë rekord, Shqipëria nuk është vetëm,” tha ministrja.

“Ngjarja do të ishte e vështirë për t’u përballuar edhe nga vende më të forta se ne. Dëmet materiale janë shumë të mëdha, sfida më e madhe fillon tani,”shtoi ministrja Xhaçka më tej.