HomePolitikë

Xhaçka/ Kufiri Shqipëri-Mali i Zi më i dallueshëm

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka njoftuar se Forcat Ajrore kanë vendosur në liqenin e Shkodrës 6 bova, 3 prej të cilave me ndriçues natën për të bërë më të dallueshëm kufirin shqiptaro- malazez.

Statusi nga Olta Xhaçka!

Peshkatarët shqiptarë dhe malazezë por edhe policitë kufitare të të dy vendeve do ta kenë më të lehtë të orientohen dhe të dallojnë vijën kufitare gjatë lundrimit në liqenin e Shkodrës.
Helikopterët e Forcës Ajrore, në mirëkuptim të plotë me palën malazeze lëshuan 6 bova të reja (shenja dalluese në liqen), ndër të cilat 3 me sinjal ndriçues për natën, të cilat ishin dëmtuar dhe nuk funksiononin prej vitesh.
FA në krye të detyrës!


TË NGJASHME