HomeSociale

Xhaçka me banorët e Korçës: Shtëpitë do rregullohen

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka nga Korça duke pranuar se situata ishte e vështirë, u ka siguruar banorëve se shtëpitë e të gjithëve që janë prekur nga tërmeti, do të rregullohen.

Do ju ndihmojmë të rimëkëmbim çdo gjë që keni humbur. Këto janë ditë të vështira, por ne do bëjmë maksimumin. Në mënyrë sa më të shpejtë do përpiqemi t’ju dëmshpërblejmë. Të gjithë shtëpitë do të rregullohen. Bëni vetëm pak durim, sepse këto janë ditë të vështira”, u shpreh Xhaçka.

Korça është përballur më një sërë lëkundjesh të njëpasnjëshme, ku dhe për pasojë shumë shtëpi u dëmtuan, e ndërsa banorët janë strehuar përkohësisht në qendra sociale.


TË NGJASHME