HomeSociale

Xhaçka paralajmëron padi për Bashën

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka paralajmëruar padi ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, pas akuzave se ka shpërndarë para në Dibër.

Në një postim në facebook Xhaçka ndërsa i konsideron shpifje akuzart e Bashës, shkruan se veprimet kanë kosto.

“Që Lulzim Basha nuk i mendon e as i kupton pasojat e veprimeve që bën, këtë e mësuam të gjithë, ditën që dogji mandatet dhe e la PD rrugëve. Por, le ta mesojë që veprimet kanë kosto, shpifjet kanë një cmim, kur të shkojë përpara gjykatës për të sqaruar llumin që nxjerr nga goja”, tha Xhaçka.

Minsitrja nuk ka lënë pa përmendur edhe ish-deputetin e PD-së, Xhemal Gjunkshi, për të cilin thotë se nuk ka kohë “të merret mne personazhe si këta”.

“Dhe, sa për zëdhësin lokal të Lulit, gjeneralin e famshëm Gjunkshi, atë e njeh e gjithë Dibra se kush është, nuk ka nevojë të themi ne asnjë fjalë.

Madje, e njeh e gjithë bota, se ia ka dalë të shfaqet dhe në Ëikileaks me bëmat e tij. Njerëzit që ka marrë në qafë e mallkojnë përditë.

Asnjë minutë kohë për të humbur me personazhe si këta. E gjithë energjia vetëm me qytetarët dhe për qytetarët. 30 Qershori dita e Shqipërisë që duam për fëmijët tanë”, shkruan Xhaçka.


TË NGJASHME