HomeSociale

Xhaçka u bën apel qytetarëve: Të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët që presin prej 4 ditësh në radhë për të kaluar Kakavijën.

Sipas saj, qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.

Mesazhi i Xhackes

Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër.

Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur.

Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fxhackaolta%2Fposts%2F3140603792641986&width=500Për

TË NGJASHME