HomeSociale

Xhafaj: Plani për të tërhequr shqiptarët nga Siria

Etien Xhafaj, zv.ministër i Jashtëm thotë se qeveria shqiptare po bën gjithçka për të rikthyer nga Siria të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në kapmet e ISIS.

Pas rastit të bërë publik, nga emisioni investigativ ‘Le Iene’ në “Italia 1” për fëmijën 6-vjeçar, ai tha se operacioni ka vështirësi.

“E gjithë historia në fjalë, dhe mënyra si është ndërtuar emisioni, është shumë prekëse. Pavarësisht momenti kur ka zgjedhur të kontaktojë qoftë ambasadorin, qoftë autoritetet zyrtare në Itali ka pasur prej muajsh një përpjekje të shtetit shqiptar për të arritur kontakte. Mënyra që kanë zgjedhur dhe shtetet e tjera është duke zgjedhur një kontakt në terren, nëpërmjet partnerëve të huaj dhe shërbimeve. Kemi një kontakt të hapur, është diskutuar me të gjithë partneret. Ne kemi të dhëna mbi ato të dhëna që vijnë nga kampi. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm për të mundësuar këtë kthim. Me djalin do veprohet në të njëjtën mënyrë si me të tjerët. Nuk mund të jepen detaje, pasi nga media edhe ekspozohen. Pas e bëri Kosova tërheqjen, atëherë ne kemi nisur kontaktet”, tha Zv.ministri.

Por për gazetaren Fatjona Mejdini, shteti shqiptar ka dështuar në këtë aspekt. Sipas saj tani është e pamundur të tërheqsh njerëzit nga aty, pasi po mbaron afati për armëpushim.

“Shqipëria është vendi i fundit që nuk ka marrë asnjë hap. Në muajin prill Kosova ka tërhequr 110 përfaqësuese, më pas Kazakistani ka tërhequr 231, Belgjika ka kthyer 30, Franca ka kthyer 12. Shteti i këtyre vende, që është një shtet serioz, bisedon me administratën kurde. Po ne çfarë kemi bërë”, tha gazetarja.

Bedri Elezi, nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare ka sjellë për herë të parë fotot të 6-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e ISIS në Siri, të mbikëqyrura nga kurdët.

Sipas tij, kjo foto është gjatë muajit maj, në kohë kur një predhë shpërtheu në makinën ku udhëtonte 6-vjeçari shqiptar, së bashku me të ëmen dhe bashkëshortin e saj të ri, një shtetas nga Kosova.

Bedri Elezi: Desha të bëj një korrigjim të vogël sa i përket reportazhit të gazetarëve italian. Nuk është informacioni i parë se babai ka gjetur Alvinin, nuk qëndron ajo. Alvinin , bashkë me babain e tij unë kam udhëtuar deri në Turqi, personalisht kam qenë në Turqi….unë personalisht kam qenë para qershorit me babain e Alvinit dhe ja kam përcjellë kolegut tuaj fotografinë ku ditën e parë, në kamp kur është operuar…ne ishin deri në kufirin turko-irakian, ishim në maj. Hyrja në kamp ishte problem ishin të njëjtin njerëz që na fusnin së bashku me babain e Alvini brenda. Afrimi ishte ai që nuk kishte guximin të futej për shkak se në atë kohë situata ishte e ndërlikuar më shumë se tani kur ishin gazetarët. Në kontakt me kryqin e kuq ku ishin disa gra amerikane të cilat e kanë ndihmuar shumë Alvinin, na u lutën mos të futemi brenda kampit për dy arsye: sepse nuk kishim vizë të futemi në Irak, dhe më pas nga Iraku në Siri dhe e dyta për shkak të përpjekjes të institucioneve shqiptare për të bërë kthimin e fëmijëve në Shqipëri. Kemi fotografinë që nuk ja kemi treguar të atit, për shkak se në foto shihet këmba e operuar dhe ai ishte shumë i emocionuar.

/ Opinion.al


TË NGJASHME