HomePolitikë

Xhelal Mziu i prerë: Nuk do e lë zyrën e Bashkisë

Xhelal Mziu ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë e PD. Pas këtij takimi, Mziu është shprehur se nuk do e lërë zyrën e kryebashkiakut të Kamzës. Ai ka theksuar se ky është tërësisht vendim i tij personal.

“Nuk e lë zyrën, është vendimi im personal”, ka thënë Mziu.

Kujtojmë se Rakip Suli i PS pritet të marrë drejtimin e kësaj bashkie, pasi në zgjedhjet e 30 qershorit, ai kandidoi i vetëm.


TË NGJASHME