HomeLifestyle

Xhelozia dhe ndikimi në marrëdhëniet në çift

Xhelozia është reagim ndaj perceptimit të kërcënimit që ekziston në një marrëdhënie, që jo gjithmonë bazohet në realitet.


Xhelozia krijohet nga perceptimi që njëri partner tërhiqet nga dikush tjetër, kjo ndodh zakonisht tek femrat, pasi janë më të prirura për t’u ndjerë xheloze, pasi perceptojnë se partneri i tyre nuk kalon shumë kohë me të.

Xhelozia mund të prodhojë një numër të madh e të ndryshëm reagimesh emocionale. Zakonisht këto ndjenja janë negative, si: stresi, turbullimi, dyshimi, armiqësia, zemërimi, etj. Disa janë edhe pozitive, si: eksitimi, dashuria, gjallëria.

Pavarësisht nga shkaku, një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i pashmangshëm kur njerëzit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur jetojnë bashkë. Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe i sinqertë, dhe nevojës për privatësi, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe asaj për të provuar romantizmin spontan.


TË NGJASHME