HomeShowbiz

Xhemi Shehu konfirmon largimin nga “Portokalli”

Pak kohë më parë, në media qarkulloi lajmi se Xhemi Shehu ka firmosur dorëheqjen nga “Portokalli”. Megjithatë, vetë moderatorja nuk kishte konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Ditën e sotme, Arbana Osmani ka postuar një foto ku shihet krahë Xhemit, teksa ka shkruar: “Mëngjese të bukura me zemrën”. Por, një nga ndjekëset i ka drejtuar pyetjen e drejtpërdrejtë Shehut: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?” Dhe Xhemi nuk ka hezituar të përgjigjet. “Po”, është përgjigjur moderatorja, duke konfirmuar kështu largimin nga spektakli i humorit.

Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje. Nuk dihet ende nëse sezoni i ri televiziv do ta rigjejë Xhemin në ekran, megjithatë kjo mbetet të mësohet në vijim.


TË NGJASHME