HomeShowbiz

Xhemi Shehu nxjerr zbuluar Arbanën, “Më the hajde që…”

Lajmi se Arbana Osmani do të bëhet nënë për herë të dytë bëri bujë në mediat rozë, por ajo vetë gjithmonë është munduar që me veshjet e saj të mbulojë barkun e rrumbullakosur.

Por ishte mikja e saj prej shumë vitesh, Xhemi Shehu që na zbuloi barkun tashmë të rritur të Arbanës.

Dy shoqet e kaluan së bashku mbrëmjen e djeshme dhe Xhemi postoi një foto teksa moderatorja po hante një ëmbëlsirë.

Duket se Arbanën e ka kapur nepsi për të ngrënë ëmbëlsirë pasi ajo dhe Xhemi e kishin lënë për pirë nga një gotë.

“Po ti më the hajde pimë nga një gotë”- shkroi Xhemi në përshkrimin e fotos.

Ndërkohë Arbana ishte veshur me një fustan të zi të ngushtë mbas trupit, kur binte në sy barku i saj.


TË NGJASHME