HomeShowbiz

Xhemi Shehu paska një fiksim që ne se paskemi ditur

Mbrëmjen e djeshme në ‘Sekretet e Portokallisë’ moderatorja Xhemi Shehu ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj. Xhemi për herë të parë rrëfeu fiksimin e saj me bestytnitë. Pyetur nga Ori, ajo zbuloi se mbante pranë saj disa objekte ose bënte disa veprime që sipas saj, i sillnin mbarësi.

Parkoj gjithmonë në të njëjtën anë. Nëse nuk ka vende bosh, i bie rreth e qark ose pres derisa të lirohet. Vendos gjithmonë të njëjtin parfum gjatë emisionit dhe mbaj gjithmonë të njëjtën çantë. Mbasi perëndon dielli, nga shtëpia ime nuk del asgjë”, u shpreh Xhemi. “Unë mendoj se kur i them me zë të lartë, magjia prishet. Kështu që sezonin tjetër do i ndërroj”, vazhdoi moderatorja duke qeshur.

Edhe pse ky sezon i portokallisë mbaroi, aktorët do të jenë pranë nesh së bashku me Orin, duke zbuluar disa nga sekretet më të bukura.


TË NGJASHME