HomeShowbiz

Xhensila Myrtezaj i rikthehet muzikës, së shpejti bashkëpunim me Pirro Çakon

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar nëpërmjet postimit të një fotografie se do të rikthehet me këngën e re dhe në foto shihen dy emra tejet të njohur me të cilët do të bashkëpunojë.

Në foton e postuar Xhensila shihet me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrovin.

Sa i përket detajeve ajo nuk ka sqaruar diçka nëpërmjet fotos mirëpo e bëri gjatë një prononcimi për Class ku tha se kënga do të jetë baladë.

“Po, është një bashkëpunim të cilin e kam ëndërruar që në vogëli. Atëherë kur Pirro Çako këndonte duetet më të bukura me këngëtaret më të mira. Nuk kemi një datë apo ditë fikse se kur do të publikohet kënga, por ne jemi të përfshirë maksimalisht dhe po punojmë fort që ta sjellim shumë shpejt. Di të them që kjo baladë më ka marrë gjithë zemrën”, shprehet Xhensila.

Ky rikthim i fuqishëm vjen pas lindjes së vajzës, Ajkës e cila ua ka ndryshuar jetën çiftit, Bes dhe Xhensila Kallakut.


TË NGJASHME