HomeShowbiz

Xhensila Myrtezaj noton në luks, ja sa i kushtojnë disa prej veshjeve

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të pëlqyera në tregun shqiptar, e cila tashmë po shijon suksesin e hitit të saj të fundit “Panorama” me këngëtarin Ardian Bujupi.

Përvec se është një ndër këngëtaret më të pëlqyera, Xhensila njihet si vajza e ëmbël e shoëbizit shqiptar, pamja e së cilës gjithmonë është e kuruar deri në detaje.

Si bashkëshortja e aktorit të humorit Bes Kallaku dhe mamaja e një vajzë të vogël, Xhensila është gjithmonë në top formë, dhe si duket ajo nuk kursen kur vjen puna tek veshja.

Sipas faqes “Whataretheyëearin”,  Xhensila është një ndër “VIP-et” veshja e së cilës kushton një pasuri.

Në galerinë e mësipërme gjeni vetëm disa nga veshjet e spikatura të Xhensilës, cmimet e të cilave janë vërtet të kushtueshme.

Ajo që bie në sy është se bashkëshorti i saj, Bes Kallaku nuk gjendet askund në këtë faqe me veshje të kushtueshme.

Si duket Besi preferon të mos shpenzojë shuma të mëdha për veshjen e tij.


TË NGJASHME