HomeShowbiz

Xhesika Berberi ‘zbulon’ se Adrola Dushi nuk është vetëm një modele e suksesshme

Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi janë dy nga modelet shqiptare më të suksesshme, të cilat e vazhdojnë karrierën e tyre në Amerikë. Përveç se modele, Xhesika dhe Adrola janë mikesha shumë të ngushta, të cilat pothuajse gjithë ditën e kalojnë pranë njëra-tjetrës. Ato gjithashtu janë shumë aktive në rrjete sociale dhe shpeshherë publikojnë video apo foto nga momentet që kalojnë sëbashku. Së fundmi, Xhesika ka publikuar një video në ‘Instastory’ ku ‘zbulon’ se Adrola është një vajzë për shtëpi. Modelja duket në video me një veshje të thjeshtë, duke larë enët. “Erdha për vizitë tek shoqja dhe më respektoi”, thotë Adrola duke qeshur, ndërsa Xhesika ia kthen: “Gocë për shtëpi, bravo”.  Kujtojmë se në fillimet e karrierës, modelet kanë jetuar në një shtëpi në Amerikë, duke ndarë kështu një nga eksperiencat më të bukura midis mikeshash.


TË NGJASHME