HomeShowbiz

Xhesika Polo dhe Valbona Mema, humbasin personin e dashur

Ditën e djeshme është ndarë nga jeta nëna e këngëtares Xhesika Polo.

Nëna e saj e cila është motra e këngëtares Valbona Mema, ka ndërruar jetë pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në instastory ku njofton të gjithë të afërmit të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit

“Nesër në orën 15:00 i japim lamtumirën të shtrenjtës tonë në Tufinë! Lamtumirë mam”, shkruan ajo.

Mamaja e këngëtares vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk mundi ta fitonte.

Gjithashtu Valbona Mema i ka dhënë lamtumirën e fundit motrës së saj me një dedikim të ndjerë.

“Lamtumirë motra ime e shtrenjtë, qoftë i lehtë dheu për ty zemra ime”, shkruan Valbona ndërsa ka publikuar një foto me të motrën.


TË NGJASHME