HomeModa

Xhins dhe vetëm xhins, vajzat e famshme rikthejnë modën e vjetër

Nëse ende po mendoni se cilat janë tendencat e kësaj pranvere, vajzat e famshme ua tregojnë! Të veshura xhins nga koka tek këmbët. Po, po është rikthyer sërish kjo tendencë e viteve më parë. Gjithçka duhet të bëni është të rrënoni thellë në gardërobën tuaj për të gjetur një xhaketë xhins dhe ta kombinoni me një palë xhinse që i përshtaten xhaketës. Elavana Gjata u shfaq në videoklipin e këngës “Tavolina e mërzisë” e veshur e tëra me xhins dhe me një kanotiere të bardhë.

Edhe Lori Hoxha ka bërë të njëjtën zgjedhje rrugëve të Londrës.

Arbana e ka kaluar këtë fund jave vetëm me xhins, ndërsa Xhensila shkoi në koncert e veshur me një minifund dhe këmishë xhins.


TË NGJASHME