HomeModa

Xhinset e bardha: Ja si t’i kombinoni këtë sezon

Mund t’i vishni në të gjitha rastet, nga shëtitja deri në punë.

Kombinimet vërtet janë të shumta, ndërkaq ju duhet t’i zgjidhni më të mirat për vete.

Qe disa propozime se si t’i bartni xhinset e bardha në raste të ndryshme:

1. Veshje sportive

Të thjeshta dhe të gjithanshme, xhinset e bardha janë ideale për kombinime të përditshme sportive të cilat i adhurojmë. Vishini bashkë me xhaketën teksas trendi dhe shtesa të përshtatshme.

2. Për dalje në mbrëmje

Xhinset e bardha janë alternativa e përsosur e modeleve të zeza dhe të kaltra dhe zgjedhje e shkëlqyeshme për dalje në mbrëmje në të cilën nuk do të kaloni pa u vërejtur. Bashkë me këpucët me taka dhe me fanellë femërore, kombinimi është më shumë se i qëlluar.

3. Për dalje për të pirë kafe

Cilindo opsion që të zgjidhni, xhinset e bardha janë pikë nismëtare e shkëlqyeshme për cilindoqoftë kombinim të modës. Zgjedhja jonë e preferuar e kësaj pranvere është bluza në ngjyrë të butë në kombinim me atlete ngjyrë të shndritshme.

4. Për takim me të dashurin

Për të qenë joshëse (dhe që me atë rast të mos e teproni), zgjidhni rroba të cilat në mënyrë suptile tërheqin shikimet. Kështu xhinët tuaja të preferuara të bardha kombinoni me fanellë me dantella, këpucë femërore me taka të larta dhe me xhaketë lëkure.

5. Kombinimi afarist

Xhinset e bardha janë rrobë ultimative, e cila duket shkëlqyeshëm në të gjitha kombinimet, ndërkaq vendin e vet e ka gjetur edhe në gardërobën afariste. Kombinoni bashkë me këmishë të mëndafshta dhe këpucë të shndritshme.


TË NGJASHME