HomeLajmi i Fundit

“Xhironin” tonelata droge, shkatërrohen dy banda shqiptaro-italiane/ Ja pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Gjatë ditës së sotme raportohet se, policia italiane ka goditur dy grupe të trafikut të drogës, të cilat operonin në Milano.

Pas arrestimeve të shumta, policia italiane raportoi se pjesëtarët kryesore janë shqiptarë dhe italianë, të cilët trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marijuane në Lombardi, që më pas i shpërndanin në zona të ndryshme të Italisë.

Hetimi për goditjen e këtyre bandave është koordinuar nga drejtori i Anti-Mafias së Milanos, dhe ka çuar pas hekurave disa trafikantë. Gjatë aksionit, janë sekuestruar një kompani, 3 skuterë, 2 motorë dhe 9 makina.


TË NGJASHME