HomeShowbiz

Ylli i Disney-t humb jetën papritur në moshën 20- vjeçare

Ylli i serialeve të Disney-t Cameron Boyce, u gjet i vdekur të shtunën në mbrëmje. Ylli i serialeve si “Jessie” por edhe filma si “Descendants”, ndërroi jetë në gjumë për shkak të një krize të një sëmundjeje me të cilën luftonte prej disa kohësh.

Lajmi u konfirmua edhe nga Disney, që në faqen zyrtare të PR-it të vet dha ngushëllime për aktorin e ri. “U prehsh në paqe, do mbetesh kurdoherë në zemrat tona.”

Seriali ku ai luajti, “Jessie” u prit mirë nga publiku duke u zgjatur për katër sezone në “Disney”, deri në 2015-ën.

45454

TË NGJASHME