HomeSport

Ylli i Flamurtarit mendon largimin nga ekipi, ja arsyeja

Këtë sezon, kriza në ekipin e Flamurtarit, bëri që të gjithë të mendonin rënien nga kategoria, por vendosmëria dhe angazhimi i lojtarëve të këtij ekipi, bënë që Flamurtari, të arrijë të mbijetojë edhe këtë vit. Lojtarët e ekipit kuqezi,në respekt të fanellës dhe qytetit, vendosën të luajnë dhe të mbajnë Flamurtarin në Kategorinë Superiore.

Megjithatë, në fundin e kampionatit, janë të shumtë lojtarët që do të largohen nga ekipi, e shumë prej tyre për të mos u kthyer më kurrë. Një prej tyre, është edhe braziliani Elton
Calé .Calé , u kërkua me ngulm nga tekniku Daja edhe nga Kukësi, por në fund ai zbriti në fushë me fanellën e Flamurtarit. Së fundmi, Kale ka postuar një foto në Instagram, ku tregon se mezi po pret të kthehet në atdhe.

Moskorrektësia e Sinan Idrizit, administratorit të klubit, bëri që ky sezon që kishte shumë pritshmëri, të kthehej në një luftë për mbijetesë. Idrizi, ka deklaruar largimin nga klubi në muajin maj dhe ka lënë papaguar për muaj të tërë futbollistët e Flamurtarit.


TË NGJASHME