HomeSport

Ylli i Tottenhamit akuzohet se e rrahu të dashurën

Vetëm disa orë pasi pësoi humbje me rezultat 1-0 ndaj Manchester UnitedWembley, e dashura e Serge Aurier e paditi lojtarin e Tottenham me akuzën se e kishte rrahur. Pas disa orëve në stacionin policor, Aurier u lëshua të shkonte në shtëpi.
Aurieri mungoi në këtë ndeshje dhe vetëm disa orë pas ndeshjes, ai u përball me akuzën se e kishte rrahur të dashurën e tij. Megjithatë, e mohoi këtë akuzë menjëherë  dhe vetëm disa orë më vonë u lëshua edhe nga policia e Hertfordshire.

Mbrojtësi anësor kishte qenë pjesë e incidenteve të tilla edhe më parë. Në maj të vitit 2016, ai ishte zënë duke vozitur në gjendje të dehur dhe iu ishte shptuar masa e dënimit prej dy muajsh burg.

TË NGJASHME