HomeShowbiz

‘Ylli që nuk shndriti kurrë’, përplasja mes Kejsi Tolës & Olta Bokës

Kejsi Tola dhe Olta Boka përveç profesionit të tyre gjithashtu i lidhte edhe një miqësi shumë e mirë.

Dy artistet shiheshin shpesh nën shoqërinë e njëra-tjetrës, por vetëm një deklaratë disi e nxituar e Kejsit në emisionin “Shiko Kush Luan” duket se i ka prishur marrëdhëniet.

Në përmbledhjen e “Thumb”, që transmetohet çdo të shtunë në ABC News, Olta Boka duket paksa “e zhgënjyer” nga deklarata e Kejsi Tolës pak kohë më parë në “Shiko Kush Luan”.

Gjatë programit, Kejsi u pyet se “cila është ajo këngëtare shqiptare, që sado që mundohet, nuk i ndrin ylli.”

Olta Boka,” tha shkurtimisht Kejsi. Nisur nga fakti që këngëtaret janë mike, një pjesë e mirë e kuptoi që ajo përdori emrin e Oltës sa për të dalë sa situata.

Në intervistën e “Thumb”, duket se Olta e ka mirëkuptuar zgjedhjen e saj, ndonëse do të kishte preferuar që Kejsi të vepronte ndryshe.

“Absolutisht që e kuptova. Por mund ta kishte justifikuar alternativën e vetë duke thënë: ‘Ej shiko se do të më kuptojë ajo’.” – shprehet Olta.

Kujtojmë që më parë ato këndonin së bashku në evente dhe mbrëmje të muzikës “live” por kohët e fundit Kejsi është shkëputur nga këto performanca duke iu bashkuar grupit të njohur “Threedots”.


TË NGJASHME