HomeTeknologji

YouTube ka përjetuar një ndërprerje globale

YouTube ka përjetuar një ndërprerje të madhe. Përdoruesit në të gjithë botën filluan të vërejnë se faqet e shërbimit të videos dhe aplikacionet telefonike ranë rreth orës 9:20 të mëngjesit, dhe gjithçka mbeti e paarritshme për më shumë se një orë.

YouTube ka pranuar ndërprerjen në një postim në Twitter. “Ne jemi duke punuar në zgjidhjen e kësaj dhe do t’ju njoftojmë kur të rregullohet”, thotë llogaria e ekipit të YouTube. “Kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të ju shkaktojë ndërprerja.”

Në orën 10:35 ET, llogaria ende po i përgjigjej raporteve të ndërprerjes duke thënë se ekipi po punon për problemin.

Ashtu si me të gjitha shërbimet e drejtuara nga Google, ndërprerjet serioze për YouTube janë mjaft të rralla.

YouTube TV ka përjetuar ndërprerje të shërbimit në një kohë të papërshtatshme gjatë Kupës Botërore të kësaj vere, megjithatë, edhe faqet e kanalit u rrëzuan për një kohë në prill.

Megjithatë, raportet tregojnë se shërbimi është rikthyer në punë të rregullt.


TË NGJASHME