HomeTeknologji

YouTube më tepër privat?!

Kërkimi në YouTube, tashmë është bërë shumë privat. Google ka bërë të ditur, se do të ofrojë një mundësi të re për YouTube, që do të bëjë fshirjen automatike të historisë.

Përdoruesit e YouTube, tani e kanë mundësinë që të caktojnë fshirjen automatike prej tre deri në 18 muaj, apo të fshijnë vetë çfarë kanë kërkuar, kurdo që kanë dëshirë.

Me ndryshimet më të reja ndjekësit, kanë mundësi që videot e kërkuar të mos mbeten në histori, mirëpo disa përdorues kanë dëshirë që ato të jenë në një listë në mënyrë që t’i gjejnë sa më lehtë.

Në këtë formë, bashkë me mundësinë Incognito në Google Maps, Google e ka rritur edhe më shumë privatësinë në këto platforma.

Imazh i ngjashëm

TË NGJASHME