HomePolitikë

Yuri Kim nga Durrësi: Gabohet kush mendon se reforma në drejtësi nuk funksionon

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka deklaruar nga Durresi se gabohen të gjithë ata që besojnë se nuk po funksionon reforma në drejtësi. Ajo theksoi se reforma do bëhet funksionale hap pas hapi dhe shembulli më i freskët është aksioni i sotëm i SPAK në Krujë.

Ambasadorja amerikane ka kryer një vizite në port ku ka takuar drejtues të tij, policisë dhe doganës. Ajo shtoi se SHBA-të janë të interesuara për të punuar me partnerë që luftojnë krimin dhe korrupsionin.

Gjatë vizitës në port ambasadorja Kim ka parë edhe sheshin ku do të dislokohen trupat që do të vijnë në kuadër të stervitjes “Defender 21”, e cila konsiderohet si një nga stërvitjet më të mëdha që zhvillohen në Ballkan.

E pyetur për pastërtinë e kandidatëve për deputët që do të garojnë  në zgjedhjet e 25 prillit, ambasadorja tha se jemi në kontakt të vazhdueshëm.me partitë politike dhe janë votuesit ata që dëshirojnë dhe meritojnë kandidatë të pastërt, jo SHBA. 


TË NGJASHME