Aktualitet Lajme Politikë

Yuri Kim rendit prioritetet: Do i shtyj liderët të …

E nominuara e presidentit të SHBA për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim foli mbrëmjen e sotme para Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin Amerikan, ndërsa tregoi prioritetet për atë se çfarë do të bënte nëse i caktohet të kryejë detyrën diplomatike në Shqipëri.

Ajo foli qartë dhe theksoi se sapo të nisë punën si diplomate do t’i shtyjë menjëherë liderët politikë në vend, që të zgjidhin ngërçin politik dhe t’i hapin rrugë zhvillimit dhe promovimit të Shqipërisë, pa harruar integrimin në BE.

“Unë fillimisht, do të inkurajoj Shqipërinë të vijojë me kursin e qëndrueshëm për të arritur në 2% të investimeve të mbrojtjes deri në vitin 2024, që kështu Shqipëria të jetë edhe më e fuqishme dhe e aftë si aleate. Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjëhershëm, unë do të shtyj dhe do nxis drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE. Së treti, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet”-tha Yuri Kim, në fjalën e saj para Senatit Amerikan.

Diplomatja Yuri Kim, e propozuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, për ambasadoren në Shqipëri, ka dalë sot para Senatit, në një seancë dëgjimore, ku i është përgjigjur pyetjeve të senatorëve amerikanë.

Ndër të tjera, kandidatja për ambasadore është pyetur për krimin e organizuar në Shqipëri, ku ka deklaruar se vendi ynë ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt.

“Shqipëria ka një reputacion për të ardhur keq në këtë aspekt, veçanërisht trafiku i qenieve njerëzore, i grave dhe narkotikëve. Është një problem shumë serioz”, është shprehur Kim në Senat.

Më tej, diplomatja është pyetur edhe për shqiptarët që luftojnë me ISIS dhe që janë arrestuar, nëse do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për t’i tërhequr ata.

“Kjo është një sfidë e madhe për administratën. Nëse konfirmohem ambasadore do të punoj fort me qeverinë shqiptare për ta zgjidhur këtë çështje”, ka deklaruar diplomatja

Related posts

Meta shpall vakancën për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Mila

Shtyhet seanca për Klement Balilin, avokati zbulon arsyen

Xhensila Gotanews

51-vjeçari gjendet i varur pranë banesës

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!