HomeRajon

Zaev: Mosfillimi i negociatave ndikon në Marrëveshjen e Prespës

Nene të përcaktuara të Marrëveshjes së Prespës janë të lidhura me hapjen e kapitujve në procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev në intervistën për stacionin informativ Euronews, në gjuhën greke.

‘’Përgjigjja pozitive e Unionit për fillimin e negociatave do të thoshte motivim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë’’, theksoi ai.

“Ekziston lidhje mes zbatimit të marrëveshjes dhe hapjes dhe mbyllje se kapitujve për integrim.  Veçanërisht për përdorim të brendshëm për disa raste. Ekziston lidhje sepse miqtë tanë grekë kanë pranuar se mundemi ta bëjmë atë për shkak të së ardhmes që Republika e Maqedonisë së Veriut ka në Bashkimin Europian. Edhe në këtë kontekst, nuk ekziston mundësi për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Një pjesë e saj do të ngrijë sepse nuk është i mundur zbatimi i saj. Do të tentojmë të zbatojme disa dispozita, por të dyja janë të lidhura mes tyre, sepse procesi i rotacionit të kapitujve do të thotë dorëzim i sovranitetin tonë kombëtar te Bashkimit Europian”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev thekson se perspektiva europiane është rruga e vetme.

“Nëse dritat e yjeve të flamurit të Bashkimit Evropian shuhen atëherë do të bjerë errësira. Nëse ka terren për radikalizim, për kthimin e nacionalizmit, kjo do të shkaktojë dëm të madh në të gjithë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka problem, atëherë Europa do të ketë problem”, thekson kryeministri Zaev në intervistën për stacionin informativ Euronews, në gjuhën greke.


TË NGJASHME