HomeShëndeti

Zakonet që duhet të heqim dorë nëse s’duam të sëmuremi kur ftohet moti

Gjithçka që duhet të bëni për të qëndruar të shëndetshëm edhe kur jashtë është ftohtë është të hiqni dorë nga disa zakone të këqija.

Nëse hiqni dorë nga bërja e nëntë gjërave të mëposhtme, jo vetëm që mund të shmangni sëmundjen, por edhe të shijoni motin e ftohtë.

Përdorimi i pikave të hundës para se të dilni jashtë

Një mjedis i ftohtë bën që zgavrat hundës të bëhen më të ngushta. Nëse u japim atyre një “ndihmë” të vogël në formën e pikave të hundës, mukozat nuk do të jenë në gjendje të na mbrojnë nga mikroorganizmat ose të ngrohin ajrin e ftohtë që thithim. Është më mirë që thjesht të fryni hundën përpara se të dilni jashtë.

Frymëmarrje përmes gojës kur jeni jashtë

Kur merrni frymë përmes gojës, nuk jeni në gjendje ta ngrohni ajrin ose t’i jepni lagështi, dhe kjo rrit mundësinë e goditjes nga angina. Për ta shmangur këtë, thjesht merrni frymë përmes hundës, ngadalë dhe thellë.

Mbulimi i hundës dhe gojës me një shall

Në mot të ftohtë, avujt e ujit që thithim kur nxjerrim mund të kthehen në akull nëse bien mbi materialin e një shalli ose palltoje. Ajri që më pas kalon përmes shallit është më i ftohtë se sa do të ishte pa atë pengesë(shalli). Kjo mund të shkaktojë anginë dhe bronkit si dhe të irritojë lëkurën. Nëse vërtet keni nevojë, mund ta mbuloni fytyrën, por mos e mbuloni hundën.

Vrapimi rreth e rrotull shtëpisë kur dridheni

Në shenjat e para të ngrirjes, është një ide e mirë të qëndroni diku në të ngrohtë për disa minuta që të nxeheni dhe të merrni frymë, dhe pastaj të vazhdoni rrugën tuaj. Mos filloni të nxitoni kur keni ftohtë.

Të vishni rroba dhe këpucë të ngushta

Veshjet dhe këpucët tepër të ngushta janë të garantuara t’ju ftohin më shpejt në mot të ftohtë. Nëse zgjidhni veshje që janë pak më të lirshme, ajri midis shtresave do t’ju ndihmojë ta mbani në trupin tuaj ngrohtësinë.

Të pini diçka të nxehtë 30 minuta para se të dilni jashtë

Çaji i nxehtë rrit qarkullimin e gjakut dhe përmirëson mekanizmat mbrojtës të trupit tuaj. Por gjithashtu bën që enët e gjakut të zgjerohen. Kjo do të thotë që kur dilni jashtë në të ftohtë, ju humbni shumë nxehtësi të trupit në mënyrë shumë të shpejtë. Nëse me të vërtetë keni nevojë për një pije, është më mirë të pini ujë ose ndonjë gjë tjetër të ngrohtë sesa të nxehtë.

Vendosja e kremit menjëherë para se të dilni jashtë

Kur vendosni kremëra në lëkurën tuaj, për 30-40 minutat e para ata bëjnë që uji të avullojë prej saj. Në kushte të ftohta, kjo çon në ftohje dhe dëmtim të lëkurës. Kështu që është një ide e mirë të shmangni daljet në natyrë për të paktën 30 minuta pasi të keni vendosur kremin ose locionin tuaj, ose të shmangni përdorimin e kremrave me bazë uji.


TË NGJASHME