HomeShowbiz

Zanfina Ismaili tregon sëmundjen nga e cila ka vuajtur

Edhe pse jetën e saj private gjithmonë e ka mbajtur larg mediave, duke mos folur asnjëherë, por vetëm dy ditë më parë këngëtarja foli për historinë e dashurisë që kishte zgjatur mbi një dekadë, lidhje kjo e cila kishte mbaruar para disa vitesh.

E ftuar në emisionin “Tour de cool”, Zanfina zbuloi për herë të parë se kishte vuajtur nga një sëmundje kur ishte në moshë të vogël.

“Kur isha vetëm 8 vjeç, kisha dhimbje në fundshpinë dhe as mjekët nuk dinin se çfarë po e shkakonte atë. Më pas u zbulua se vuaja nga skolioza, sëmundje kjo e cila ka të bëj me boshtin kurrizor, më saktë çrregullim i boshtit kurrizor i cili shfaqet në moshë të re, si pasojë e qëndrimit jo të drejtë”, tregoi Zanfina.

Madje ajo zbuloi që për vite të tëra ka pirë ilaçe, dhe se dhimbjet kohë pas kohe i shfaqen dhe tani.

Përveç kësaj Zanfina foli edhe sa i përket blerjeve të shtrenjta  të garderobës apo aksesorëve të ndryshëm. Këngëtarja tregoi blerjen më të shtrenjtë, e që ishte një çantë e markës “Hermes” me çmim prej 15 mijë dollarëve.


TË NGJASHME