HomeSport

Zappacosta te Roma, prezantim prekës me fëmijët e humbur

Pas dy vitesh me Chelsea, mbrojtësi Davide Zapacosta është transferuar te ekipi italian i Romës. Dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Zapacosta është transferuar te Roma si huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Futbollisti kreu vizitat mjekësore dhe hodhi firmën mbi kontratë, ndërsa mjaft i veçantë ishte prezantimi i tij nga klubi i Romës, me një video ku i bashkohej nismës për gjetjen e fëmijëve të humbur.

Ajo që bie në sy në këtë prezantim të Zapacosta, është dhe pjesa ku mes fotove të fëmijëve të humbur janë edhe fotot e tre fëmijëve shqiptarë, Bleona Mataj, Kadri Rexha dhe Oltjon Cera.


TË NGJASHME