HomeLajme

ZARA mbyll 1200 pika shitjesh në të gjithë botën

Pandemia ka bërë që shumë biznese të pësojnë humbje e një prej kompanive më të mëdha në botë, ZARA është prekur gjithashtu.
ZARA ka pësuar një humbje prej 409 milionë eurove gjatë tre muajve të fundit, çka e ka shtyrë firmën të marrë një vendim.

Kompania ka vendosur të mbyllë plot 1200 pika në të gjithë botën. Nga këto, shumica me vendodhje në Azi dhe Europë. Sipas “The Guardian”, kompania po synon nxitjen e shitjeve online. Një hap i ndërmarrë ky, si pasojë e kaosit global të shkaktuar nga Covid-19.

Në botë numëron 7412 pika shitjesh ZARA, të cilat do të pësojnë një tkurrje të ndjeshme.
Duket se tashmë, ZARA do të funksionojë jo pak nëpërmjet blerjeve në rrjet.


TË NGJASHME