HomeSport

Zarf anonim me plumb brenda, kërcënohet me jetë trajneri i Interit

Kërcënohet me jetë trajneri i Interit, Antonio Konte. 50-vjeçarit i ka mbërritur një zarf anonim në shtëpi, ku kishte brenda edhe një plumb.

Tekniku italian ka bërë denoncimin e menjëhershëm në polici, teksa këta të fundit kanë vendosur ta mbajnë nën vëzhgim Konten. Kjo nuk është hera e parë, që personazhe publike, kryesisht ata të botës së sportit, marrin të tilla kërcënime.

Policia po bashkëpunon me postën që solli zarfin, në përpjekje për të gjetur emrin e dërguesit, ndërsa patrulla tani kalon më shpesh nga banesa e Konte, për t’u garantuar që nuk rrezikohet asgjë.

Niveli i rrezikut është thuajse minimal, teksa Konte banon në një apartament poshtë zyrave të Interit, teksa ky kërcënim duket se ka prishur sadopak qetësinë e një grupi që po bën mjaft mirë dhe po tenton të thyejë hegjemoninë e Juventusit.


TË NGJASHME