HomePolitikë

Zbardhen emrat e grupit të punës së opozitës për Reformën Zgjedhore

Opozita ka përcaktuar emrat që do të marrin pjesë në grupin e punës për reformën zgjedhore, grup i cili pritet të zhvillojë mbledhjen paraditen e së enjtes rreth orës 09:00.

Në nivel politik, grupi do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Grupi përbëhet edhe nga Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani, të gjithë me profesion juristë.

Krahas PD-së, edhe partitë e tjera të opozitës do të kenë përfaqësuesit e tyre në këtë grup pune, ku LSI do të ketë tre përfaqësues. Nga radhët e LSI do jenë si ekspertë zgjedhor, Ilirjan Muho, Muharrem Çakaj dhe Silva Cakaj.

Ndërkohë që PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues; PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi bëri me dije se, opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.

Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore”, deklaroi Bardhi.

Hartimi dhe miratimi i reformës zgjedhore është vënë kusht nga Bundestagu gjerman në listën e 9 kushteve të publikuara në shtator, të cilët do të shoqëroheshin me hapjen e negociatave, proces i cili u bllokua nga Franca.


TË NGJASHME