HomeLajmi i Fundit

Zbardhet dëshmia e prokurorit Ndoja pas atentatit

Zbardhet dëshmia para efektivëve të policisë e prokurorit Arjan Ndoja.

Nga spitali ku ndodhet i plagosur, ai është shprehur në dëshminë e parë pas atentatit në autostradë se pak para se ti bënin pritë, ka qenë duke drekuar.

“Kam qenë duke drekuar në një restorant. Erdhi Muharremi dhe një tjetër e u ulën. Më pas u nisëm drejt Tiranës. Po të donin më vrisnin kudo”.

Ai pretendon se ka shkuar fillimisht vetëm në lokal për të drekuar pasi kishte qenë në punë. Me pas tha ai ka mbërritur në lokal edhe Landi Muharremi, me të cilin ka konsumuar drekën për 2 orë dhe më pas kanë vendosur të drejtoheshin për në Tiranë.

Ajo që prokurori nuk ka pranuar të komentojë për atentatin ka qenë pikërisht momenti i ngjarjes pasi sipas gazetares Klodiana Lala, prokurori pretendon që s’ka arritur të fiksoje asgje se është trembur nga breshëria e plumbave.

Prokurori e mohon kategorikisht që të ketë qenë objektiv i sulmit. “S’kishte arsye për të mu adresuar në autostradë, mund të më qëllonin në derën e shtëpisë, në derën e punës, ska arsye të më qëllonin në autostradë”, ka thënë prokurori, tha Lala.

Prokurori Ndoji ishte ulur në vendin e parë të makinës që u qëllua dhe ishte me xhama të zinj nga pas.