Botë Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Zbardhet dëshmia e Valentina Pizzale

Mediat italiane shkruajne sot te tjera detaje per lajmin se ish ambasadori i BE ne vendin tone, Ettore Seuqi, ka paditur ne polici ish partneren se ajo e kercenonte dhe shantazhonte. 

sequi-stalker-1200-690x362

Dje u raportua se eshte arrestuar dhe me pas lene ne arrest shtepie 41 vjeçarja Valentina Pizzale e cila akuzohet se ka kercenuar dhe shantazhuar ish ambasadorin, duke i bere telefonata deri naten vone.

“Do ti tregoj te gjitha dhe do te shkaterroj”, kanoste ajo mes te tjerash ne mesazhet e derguara per Sequi.

41-vjeçarja u tha se në të kaluarën ka punuar për Rai Tv. Por, kompania reagoi dhe deklaron se gruaja “nuk ka një marrëdhënie të qëndrueshme pune me kompaninë”. Në të kaluarën ajo ka pasur bashkëpunime të rastit dhe të kufizuara por jo si skenariste dhe që nga janari 2019 aj nuk ka më asnjë lloj bashkëpunimi me Rai.

Seanca dëgjimore ne gjyq është caktuar për në 16 tetor. Prokurorët publik në Piazzale Clodio, thuhet se kishin kohë që e hetonin gruan, por se fundmi kane marre nje padi të re nga Sequi dhe vetem tani prokurori kerkoi arrestimin e saj.

Ne deshmine e saj te pare pas arrestimit, gruaja e ka mohuar akuzen: “Unë nuk kam përndjekur dhe ngacmuar askënd”, eshte shprehur ajo.

“Kjo e kona ka qenë një histori e gjatë, e ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk doja të mbaronte”, ka vijuar me tej, ne nje rrefim diametralisht te kundërt me atë që u denoncua nga ish ambasadori Sequi që sipas të cilit ish-partnerja e kishte kercenuar e shantazhuar atë për muaj me radhë me mesazhe me ton edhe kërcënues./PANORAMA

Related posts

Basha nga Korça: Rama në luks, shqiptarët nuk paguajnë dot biletën e autobusit

Mila

Nis puna për rehabilitimin e rrugës përgjatë Lanës

Deklarata e fortë e CDU/CSU- Cakaj

Mila
Na Kontaktoni!