HomeLajme

Zbardhet dëshmia rrëqethëse e babait të 7-vjeçares: Skafi më ndau nga vajza dhe…

Është zbardhur dëshmia e parë e babait dhe kushëririt të 7-vjeçares Jonada Avdia, e cila humbi jetën ditën e martë nga skafi që drejtohej nga políci Arjan Tase. Në dëshminë e siguruar nga gazetari Igli Çelmeta për “Balkanweb” babai Bledar Avdia tregon momentet e fundit para se të humbiste vajzën e tij.

“Ishte ora rreth 14:00 dhe pranë bregut të detit isha duke u larë me vajzën. Në ato momente pashë një skaf të bardhë, me dy veta brenda tij. Skafi parkoi në bregun e plazhit pranë një hoteli dhe pashë që zbriti një vajzë dhe më pas një grua me dy fëmijë hipën në skaf dhe drejtuesi i skafit kaloi litarin me piketa dhe ishte duke lundruar në drejtimin ku po lahesha me vajzën. Erdhi në drejtimin tonë dhe hyri me shpejtësi të madhe dhe na ndau mua dhe vajzën. Unë u zhyta poshtë nën ujë dhe skafi goditi vajzën time me pjesën e motorit, duke e dëmtuar në të gjithë trupin. Skafi u largua, por pastaj skafisti u kthye, duke ndaluar skafin në breg”, mësohet të ketë thënë babai i 7-vjeçares.

Ndërsa kushëriri I víktimës ka deklaruar:

“Ishin duke u larë në det dhe në këto momente një skaf i madh u afrua. Kur erdhi pranë skafi mori njerëz në breg dhe në ato çaste goditi fëmijën me helika. Të gjithë ne të tjerët që ishim në breg filluam t’i bërtisnim drejtuesit të skafit: ‘Ndalo se e vrave vajzën’. Drejtuesi i skafit vazhdoi të ecë pa dhënë asnjë ndihmë. Hyra në det dhe e nxora Jonadën e pajetë.

Nuk ka vrasje nga pakujdesia, por vrasje me dashje pasi drejtuesi i mjetit lundrues që rezulton se kishte patentë ishte në dijeni të rrezikut që i sillte qytetarëve kur hyri në atë perimeter.”


TË NGJASHME