HomeLajme

Zbardhet investigimi, Shqipëria furnizon me armë ISIS-in

Shqipëria del në listën e vendeve prodhuese të cilat furnizojnë ISIS-in me armë. Këtë bën me dije një investigim i organizatës britanike “Conflict Armament Research”.

Nga kjo organizatë ka dalë raporti “Armët në shtetin Islamik”, sipas së cilit Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara. Nga ky total 21 prej tyre janë përdorur në Irak dhe 32 në Siri.

Raporti është rezultat i tre viteve hetime në terren për zinxhirin e furnizimeve të Shtetit Islamik, filluar që nga viti 2014.

Sipas raportit sasia më e lartë e armëve të identifikuara që furnizon ISIS është Rusia, me 22,5% të totalit, pasuar nga Kina me 25,4%.

Nga vendet e rajonit kryeson Serbia, me 1211 armë të identifikuara si dhe Bosnja me 704 armë, të cilat përdoren nga ISIS.

Ndërkaq armët e SHBA-së përbënin 1,8% të pajisjeve të identifikuara


TË NGJASHME