HomePolitikë

Zbardhet lista e gjyqtarëve për në KED

anetaret-e-gjykates-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka listuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ku në përbërjen e saj figuron emri i Marsida Xhaferrllarit dhe jo emri i Arta Vorpsit.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese thuhet se lista e anëtarëve të këtij institucioni, i drejtuar nga Vitore Tushaj, i dërgon Presidentit listën e anëtarëve të këtij institucioni.

Njoftimi i plotë

Lista e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që plotësojnë kushtet e parashikuara në Ligj, për të qenë Anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në mbështetje të nenit 221 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar me ligjin nr.47/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, sot, më 15.11.2019, Gjykata Kushtetuese i ka dërguar institucionit të Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë listën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese që plotësojnë kushtet e parashikuara në ligj për të qenë anëtar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

  1. Znj. Vitore Tusha, gjyqtare me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese;
  2. Z. Besnik Muçi, gjyqtar;
  3. Znj. Elsa Toska, gjyqtare;
  4. Znj. Marsida Xhaferllari, gjyqtare;
  5. Znj. Fiona Papajorgji, gjyqtare.

TË NGJASHME