HomePolitikë

Zbardhet plani për vrásjen e Albin Kurtit, dokumenti del nga emailet e Gledis Nanos

Nga një dokument i bërë publik nga hakerat e “Homeland Justice” është zbuluar se në vitin 2021, Njësia Kundër Térrorizmit në Kosovë ka zbardhur një plan për të vrárë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokumentet të marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Polícisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Térrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj këtyre tre personave. I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe ármëve të tjera. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrásje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës.

Sipas Polícisë Shqiptare, ky person është me precedent penal dhe është hetuar për vrásje me paramendim dhe mbajtje pa leje të ármëve të gjahut. Ai u shpall në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy ármë gjahu dhe 90 fishekë. Në shtator të vitit të kaluar u pezulluar urdhri i kërkimit, ndërsa konsiderohet si person me rrezíkshmëri të lartë.

Sipas informacione të Njësisë Kundër Térrorizmit, objektivi i parë do të ishte Ismet Haxha. Objektivi i dytë ishte Xhavit Haliti, i cili do të vrítej një muaj pas Haxhës për t’u dukur si hakmarrje. Më pas, do të vrítej edhe kryeministri Albin Kurti. Sipas informacioneve, qëllimi i këtyre atentateve është destabilizimi i Kosovës. Po ashtu, në dokument theksohet se të tre atentatet do të kryheshin në 4 muajt e ardhshëm.


TË NGJASHME