HomePolitikë

Zbardhet takimi i Metës me kryenegociatorin Mazi

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur takimin me kryenegociatorin për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Zef Mazi.

Ai gjatë fjalës së tij tha se diskutuan hapur e në mënyrë konstruktive për perspektivën e çeljes së negociatave.

“Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave.
Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese.
E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar. ????”, tha Meta.

Kryeministri Edi Rama përmes një konference për mediat ka prezantuar ditë më parë kryenegociatorin  në MEPJ të Shqipërisë për në BE Zef Mazin.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME